AFP: Takimi mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës thjesht është më shumë se një ndeshje futbolli

  • G.G /
  • 07 October 2020 - 12:23
AFP: Takimi mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës thjesht është më shumë se një ndeshje futbolli

Është vetëm futboll, disa thonë, por për Kosovën një ndeshje ka vlerë më të madhe se sa aq, shkruan AFP – agjencia më e madhe e lajmeve ndërkombëtare.

Jo vetëm kaq, pas ndeshjes të enjten mbrëma në Shkup, Kosova mund të jetë vetëm një hap larg EURO 2020, por gjithashtu ajo shihet si një mundësi për popullin kosovar që të ngrihet dhe të njihet si vend i pavarur, shkruan AFP-ja.

Kosova, e cila është deklaruar e pavarur nga Serbia në vitin 2008, do të takohen me fqinjët e Maqedonisë së Veriut në gjysmëfinale të play-off për Euro 2020, duke e ditur se fitorja në Shkup do t’i ngrinte në një rang më të lartë për herë të parë.

“Unë jetoj për flamurin tonë që të ngrihet afër 24 flamujve të shteteve më të mira në Evrope,” tha për AFP-në Besart Morina, një 23-vjeçar student i psikologjisë.

Ndeshja është cilësuar sipas mediave si “më e rëndësishmja në histori të Kosovës” edhe për trajnerin, 69-vjeçar Bernard Challandes e sheh ndeshjen në Shkup “jo vetëm si një ndeshje futbolli”.

“Ne jemi në shtetin e ri të Kosovës dhe ekipi i futbollit është shumë i rëndësishëm për njerëzit këtu,” u deklarua trajneri në konferencën për shtyp.

 Arsim Mehana, 41-vjeçari i cili punon si taksist, foli për AFP që ekipi është duke bërë më shumë për shtetin se sa politikanët.

“Ata janë të ri por të mirë dhe kontribuojnë më shumë në njohjen tonë si shtet në arenën ndërkombëtarë se sa diplomatët tanë,” tha ai.

Nëse Kosova fiton të enjten, ajo do të ketë edhe një ndeshje tjetër për të arritur në Euro 2020, pra finalen kundër Gjeorgjisë ose Bjellorusisë.

(Kosova Sot Online)