Ukraina e përfshin 45-vjeçarin listën e futbollistëve për ndeshjen kundër Francës

  • S.A /
  • 07 October 2020 - 15:59
Ukraina e përfshin 45-vjeçarin listën e futbollistëve për ndeshjen kundër Francës

Ukraina e ka përfshirë trajnerin 45-vjeçar Oleksandr Shovkovskiy në listën e futbollistëve për ndeshjen kundër Francës të mërkurën, pasi që dy portierët kanë rezultuar pozitivë me COVID-19

Ish-portieri i Dynamo Kiev u pensionua në vitin 2016, por me Andriy Lunin dhe Yuriy Pankiv që janë vetizoluar, vetëm Georgiy Bushschan ka mbetur në dispozicion të trajnerit Andriy Shevchenko.

Mbrojtësi francez Leo Dubois është gjithashtu jashtë miqësores në Paris dhe është dërguar në shtëpi pasi që ka rezultuar pozitiv në testin për COVID-19.

Shovkovskiy është e mundshme që të luajë vetëm në rast se Bushchan rezulton pozitiv apo pëson ndonjë lëndim gjatë ndeshjes.

(Kosova Sot Online )