Ylli portugez i Barçës: Është e pamundur të zgjedhësh mes Ronaldos dhe Messit

  • S.A /
  • 08 October 2020 - 08:46
Ylli portugez i Barçës: Është e pamundur të zgjedhësh mes Ronaldos dhe Messit

Sulmuesi i Portugalisë dhe i Barcelonës, Francisco Trincao, ka thënë se është e pamundur të zgjedhësh se cili mes Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos është lojtari më i mirë në botë.

Trincao luan përkrah kapitenit të Portugalisë, Ronaldos, për ekipin kombëtar, si dhe nga ky sezon është bërë shok skuadre me Messin, pasi iu bashkua Barcelonës në verë.

Ronaldo dhe Messi e kanë fituar Topin e Artë 11 herë së bashku, me argjentinasin që e mban rekordin pasi i ka rrëmbyer gjashtë prej tyre.

Trincao u pyet për ata pas barazimit të Portugalisë pa gola me Spanjën të mërkurën në një ndeshje miqësore.

“Jam shumë krenar që jam në gjendje të luaj më të dy (Ronaldon dhe Messin), tha 20-vjeçari.

“Është e pamundur të thuash se cili prej tyre është më i miri”, shtoi ai.

(Kosova Sot Online )