Messi kishte dashur ta braktiste Barcelonën për të luajtur për Jose Mourinhon

  • G.G /
  • 08 October 2020 - 09:40
Messi kishte dashur ta braktiste Barcelonën për të luajtur për Jose Mourinhon

Lionel Messi ishte tunduar për t’u larguar nga Barcelona në vitin 2004, për të luajtur nën urdhrat e trajnerit Jose Mourinho në Chelsea.

Sulmuesi argjentinas kishte shprehur gatishmëri për të luajtur për trajnerin portugez, me të cilin e kishte zhvilluar një bisedë të gjatë telefonike atë botë.

Sipas gazetarit të respektuar italian Gianluca Di Marzio, ajo ishte hera e parë që Messi e kishte menduar largimin nga Camp Nou, por marrëveshja me Chelsean nuk ishte arritur.

Kapiteni argjentinas mbeti pjesë e Barcelonës dhe tani, 16 vjet më vonë, në moshën 33-vjeçare, kërkoi përsëri të largohet.

Megjithatë, presidenti i Barcelonës Josep Maria Bartomeu nuk ia plotësoi dëshirën atij dhe këmbënguli se kushdo që e dëshiron Messin duhet t’i paguajë 700 milionë euro për të.

Messi vendosi të qëndrojë dhe ta përmbushë kontratën, e cila i mbaron verën e ardhshme, pavarësisht thashethemeve se Manchester City i Pep Guardiolës e dëshironte.

(Kosova Sot Online)