De Boer humb edhe në debutimin me Holandën: S’jam i vetmi

  • G.G /
  • 08 October 2020 - 09:42
De Boer humb edhe në debutimin me Holandën: S’jam i vetmi

Frank De Boer këmbënguli pas humbjes në ndeshjen e tij debutuese si trajner i Holandës kundër Meksikës, se pësoi disfatë edhe në një debutim tjetër si trajner për shkak se i kishte pushuar lojtarët kyçë për ndeshjet e ardhshme të Ligës së Kombeve.

Raul Jimenez e shënoi golin e vetëm të fitores së Meksikës nga pika e bardhë në pjesën e dytë, në miqësoren e zhvilluar në Johan Cruijff Arena të mërkurën.

De Boer ka qenë një trajner i suksesshëm në MLS me skuadrën e Atlanta United. Ai u largua nga Atlanta në korrik për të zëvendësuar Ronald Koeman si trajner i Holandës.

Por ai ishte shkarkuar nga posti i trajnerit të Interit pas 85 ditëve në vitin 2016, në të njëjtin vit ish-mbrojtësi holandez e drejtoi klubin e Premierligës, Crystal Palace, në vetëm shtatë ndeshje.

Deri tani, De Boer i ka humbur të gjitha ndeshjet debutuese në karrierën e tij prej trajneri.

“Natyrisht që ndihem keq,” tha De Boer pas ndeshjes, “Unë gjithmonë dëshiroj të fitoj, por ne kemi bërë disa ndryshime, të cilat mendojmë që janë të logjikshme. Ne nuk lejuam që disa nga lojtarët tanë te luajnë, ne kemi edhe dy ndeshje së shpejti.”

“Sidoqoftë, unë nuk besoj që jam trajneri i parë që ka humbur në debutim”, shtoi ai.

(Kosova Sot Online)