Benzema: Ronaldo ka qenë gjithmonë shembull për mua, s’ka pasur si ai

  • E.K /
  • 08 October 2020 - 14:59
Benzema: Ronaldo ka qenë gjithmonë shembull për mua, s’ka pasur si ai

Karim Benzema ka thënë se gjithmonë e ka pasur shembull Ronaldo Nazarion, legjendën braziliane të cilin e vlerëson si sulmuesin më të mirë në histori të futbollit.

Sulmuesi francez e ka formuar rrugën e vet në Real Madrid në vitet e fundit, por këmbëngul se asgjë nuk do të kishte arritur sikur mos të ishte për ish-sulmuesin brazilian.

“Ronaldon e kam pasur idhull prej moshës së re. Fillova të shikoj futboll për shkak të tij”, tha Benzema për Movistar.

“I shikoja lëvizjet e tij dhe përpiqesha ta imitojë çfarëdo që bënte ai. Askush nuk ka qenë si ai, ka qenë shembull për mua”, shtoi ai.

Ai e lartësoi ish-sulmuesin e Interit, Barcelonës dhe Real Madridit: “Disa lojtarë e kishin shpejtësinë e tij, por jo edhe kontrollin e topit dhje aftësisë e tij në të njëjtën kohë”.

“Njerëzit mendojnë se ai shënonte vetëm gola, por ai mund të bënte gjithçka. Sulmuesit duhet të dinë si të bëjnë shumë gjëra, jo vetëm të shënojnë gola, dhe Ronaldo ishte shembulli i përkryer”. 

(Kosova Sot Online)