Maqedonia e Veriut – Kosova: Kështu duket dhoma e VAR-it

  • G.G /
  • 08 October 2020 - 16:48
Maqedonia e Veriut – Kosova: Kështu duket dhoma e VAR-it

Ndeshja gjysmëfinale për kualifikim në Kampionatin Evropian 2020 kundër Maqedonisë së Veriut do të jetë e para për Kosovën ku VAR-i, video asistenti i referimit, do të përdoret.

Takimi mes Maqedonisë dhe Kosovës do të luhet në stadiumin e Shkupit Todor Proeski, me fillim në orën 20:24.

Arena Todor Proeski u ndërtua më 1947, por e pati një rinovim më 2011 dhe tani i ka 36.400 ulëse. Megjithatë, ndeshja do të zhvillohet pa praninë e tifozëve në tribuna për shkak të pandemisë.

Stadiumi do të jetë i pajisur me teknologjinë VAR – video asistenti i referimit – i cili do të përdorët për rishikimin e rasteve në video për t’iu ikur gabimeve të mundshme nga gjyqtari në fushë.  

Drejtësinë në këtë takim do ta ndajnë gjyqtarët holandez, të udhëhequr nga Danny Makkelie me ndihmësit e tij Mario Diks dhe Hessel Steegstra. Gjyqtar i katërt është Allard Lindhout.

Ndërsa, në dhomën e VAR-it do të jenë Jochem Kamphuis dhe ndihmësi i tij Kevin Blom.

Kosova dhe Maqedonia e Veriut luftojnë për një vend në finale të play-offit, në përpjekje për t’u kualifikuar në Euro 2020, evropianin që mbahet vitin e ardhshëm.

Fituesi i këtij takimi takohet me fituesin e gjysmëfinales tjetër mes Bjellorusisë dhe Gjeorgjisë.

Finalja do të luhet më 11 nëntor. 

(Kosova Sot Online)