A do të qëndrojë pasi mori fund ëndrra evropiane për Kosovën? Zbulon gjithçka Challandes

  • A.P /
  • 08 October 2020 - 23:28
A do të qëndrojë pasi mori fund ëndrra evropiane për Kosovën? Zbulon gjithçka Challandes

Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes, e ka marrë përgjegjësinë pasi Maqedonia i dha fund ëndrrës së Kosovës për Evropian, duke e mposhtur 2-1 në gjysmëfinale të play-off.

Por a do të ndikojë kjo humbje dhe fund i ëndrrës për Euro 2020 në të ardhmen e Challandës? Ai shpreson të jetë pjesë e ‘Dardanëve’ edhe për shumë vite.

Ai thotë se është trajneri i duhur për të vazhduar që të ulet në stolin e Kosovës.

“A jeni i duhuri për të vazhduar me Kosovën? Po, definitivisht. Në fillim kam thënë se kemi gjasa për play-off dhe askush nuk më ka besuar. Ju lutem mos harroni, nuk ishte e lehtë për skuadrën tonë dhe unë jam shumë i zhgënjyer dhe e marr gjithë përgjegjësinë, unë jam trajneri. Kam pasur shumë kënaqësi gjatë rrugës me këtë ekip, jam pjesë e këtij ekipi dhe jam i gatshëm për të ardhmen, s’kam asnjë dyshim”.

Ai më pas analizoi edhe humbjen 2-1.

“Goli i parë ishte i pafat mënyra si e pësuam, por ky është futbolli, duhet të jetojmë me këtë situatë. Goli i dytë ishte një vendosje mjaft e mirë e kundërshtarit në zonë, është një gol normal që e shohim shpesh në futboll”.

“Kemi bërë një pjesë të parë të mirë, kemi luajtur futboll në një ndeshje shumë të vështirë. 2-1 pas pjesës së parë ishte vërtetë vështirë për ne, por jemi u munduar të provokonim kundërshtarin në ofensive me më tepër sulmues, por nuk ia dolëm pasi edhe kemi humbur paksa në organizim të lojës”.

“Pamë se ata janë skuadër agresive dhe ju kemi dhënë atyre shumë mundësi për kundërsulme dhe në fund duhet të themi se duhet ta pranojmë këtë humbje sepse ata kanë luajtur pak më mirë se Kosova”.

“Trajneri gjithmonë është përgjegjës për humbje”. 


(Kosova Sot Online)