Messi dhe Suarez shënojnë në fitoret e Argjentinës dhe Uruguait

  • S.A /
  • 09 October 2020 - 08:50
Messi dhe Suarez shënojnë në fitoret e Argjentinës dhe Uruguait

Argjentina dhe Uruguai kanë marrë fitoret e para në kualifikimet për Kupën e Botës 2022.

Lionel Messi dhe Luis Suarez kanë qenë protagonist në fitoret e skuadrave të tyre.

 

Argjentina e mposhti 1-0 Ekuadorin me golin e Leos nga penalltia në minutën e 13’.

Në anën tjetër, Suarez shënoi në fitoren 2-1 të Uruguait kundër Kilit.

Golin tjetër e realizoi Maximiliano Gomez, që ishte goli i fitores, në minutën e 90’ pasi rezultati ishte deri atëherë 1-1, Alexis Sanchez kishte shënuar më herët. Kolumbia vs Venezuela dhe Brazil vs Bolivia janë sfidat e radhës.

(Kosova Sot Online )