Kosova U-21 kërkon hakmarrje sonte ndaj Austrisë në Prishtinë

  • S.A /
  • 09 October 2020 - 11:54
Kosova U-21 kërkon hakmarrje sonte ndaj Austrisë në Prishtinë

Kosova U-21 rikthehet në aksion, në kualifikimet për Kampionatin Evropian të vitit 2021.

“Dardanët” e rinj në “Fadil Vokrri” presin Austrinë, në ndeshjen që fillon sonte nga ora 19:00.

Në ndeshjen e parë në Austri Kosova është mundur 4:0.

Pas gjashtë ndeshjeve Kosova ka vetëm gjashtë pikë, duke u renditur në vendin e pestë në grup dhe në katër ndeshjet e fundit numëron katër humbje.

Në anën tjetër, Austria renditet në vendin e dytë, pozitë që ndihmon për “Play Off”.

Lista e trajnerit Rafet Prekazi për ndeshjet e tetorit te Kosova U21.

(Kosova Sot Online )