E konfirmon Interi, Gagliardini dhe Nainggolan pozitivë për COVID-19

  • E.K /
  • 09 October 2020 - 14:08
E konfirmon Interi, Gagliardini dhe Nainggolan pozitivë për COVID-19

Gagliardini dhe Nainggolan kanë rezultuar pozitiv për COVID-19.

Inter ka konfirmuar se mesfushorët, Roberto Gagliardini dhe Radja Nainggolan kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

Sipas klubit italian, dy lojtarët do të bëjnë sërish testin nesër, për të parë nëse do të ndryshojë diçka.

Ata rrezikojnë të mungojnë në derbi javën e ardhshme, kundër Milanit, e programuar të luhet me 17 tetor. 

(Kosova Sot Online)