Edhe te Milani rezulton një tjetër futbollist pozitiv me COVID-19

  • E.K /
  • 09 October 2020 - 15:24
Edhe te Milani rezulton një tjetër futbollist pozitiv me COVID-19

Gabbia ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Milani zyrtarisht ka konfirmuar se mbrojtësi, Matteo Gabbia, ka rezultuar pozitiv për koronavirus i cili është pjesë e Italisë U21.

20-vjeçari po përgatitej për ndeshjen e Italisë me Islandën këtë javë, por Milani ka konfirmuar se ai ka rezultuar pozitiv dhe natyrisht, do të largohet nga grumbullimi për t’u izoluar së paku dy javë.

“AC Milan është informuar se Matteo Gabbia, aktualisht me Italinë U21, ka rezultuar pozitiv për COVID-19”, thuhet në njoftimin e Milanit.

Gabbia i ka luajtur të gjitha ndeshjet në Serie A deri më tani, por rrezikon seriozisht të mungojë në derbin “della Madonnina”.

Milani kohë pas kohe është goditur këtë sezon nga COVID-19, Zlatan Ibrahimovic është njëri prej futbollistëve që javë më parë ka rezultuar pozitiv. 

(Kosova Sot Online)