Aubameyang i fiksuar pas makinave luksoze, disa të tilla në oborrin e shtëpisë

  • A.P /
  • 10 October 2020 - 12:38
Aubameyang i fiksuar pas makinave luksoze, disa të tilla në oborrin e shtëpisë

Të gjithë e njohin për golat e shumtë të shënuar në fushën e lojës, por Pierre Emenick Aubameyang është një njeri mjaft i apasionuar edhe pas makinave luksoze.

Në oborrin e vilës së tij në Londër humb mes makinave të shumta sportive e luksoze, ku natyrisht që nuk mund të mungojnë emrat më të mëdhenj të prodhuesve si Lamborghini e Ferrari.

Sulmuesi nga Gambia rinovoi pak ditë më parë kontratën me Arsenalin dhe u shndërrua në një nga futbollistët më të paguar në kampionatin anglez, por edhe më gjerë.

(Kosova Sot Online)