Kosovë – Slloveni, caktohen gjyqtarët e ndeshjes

  • S.A /
  • 10 October 2020 - 15:47
Kosovë – Slloveni, caktohen gjyqtarët e ndeshjes

Kosova do të luaj ndeshjen e radhës kundër Sllovenisë në kuadër të Ligës së Kombeve. Ndeshja do të luhet ditën e dielë me fillim nga ora 20:45 në “Fadil Vokrri”.

Kosova ka marrë vetë një pikë nga dy ndeshjet e para në Nations League, kundër Sllovenisë do të kërkojë t’i kthehet zanatit të vjetër në këtë garë.

Por nuk do ta kenë të lehtë kundër Sllovenisëm që kanë katër pikë pasi kanë mundur Moldavinë dhe kanë barazuar me Greqinë.

Shtëpia më e madhe e futbollit evropian, UEFA, tashmë ka publikuar gjyqtarët që do ta ndajnë drejtësinë në këtë ndeshje.

Fjalën kryesore do ta ketë anglezi Andrew Madley, i cili gjithashtu e ndau drejtësinë edhe në ndeshjen Sileks – Drita e Gjilanit, ndeshje të cilën e fitoi kampionia e Kosovës me rezultat 0:2 në Shkup.

Ndihmës të Madleyt në kryeqytet do të jenë Daniel Richard Cook dhe Constantine Hatzidakis, kurse gjyqtar i katërt do të jetë Paul Tierney.

(Kosova Sot Online )