Lexoni edhe:
Sëmundjet gjatë detyrës, 4 presidentë amerikanë humbën jetën për shkaqe natyrale, 4 u vranë
Probleme fizike për shkak të dëmtimit në shtator, kjo është arsyeja sipas Rashicës që nuk mundi ta ndihmojë Kosovën të enjten kundër Maqedonisë. Pas Vedat Muriqit dhe Amir Rrahmanit, ka reaguar edhe Milot Rashica, të cilët janë kritikuar shumë ditëve të fundit për mungesën e tyre në sfidën më të rëndësishme të Kosovës, atë kundër Maqedonisë, ku u shua ëndrra evropiane, pasi ‘Dardanët’ u eliminuan duke humbur 2-1,
Ai u kritikua shumë bashkë me shokët që munguan atë mbrëmje dhe në këto ndeshje të tetorit në përgjithësi, por secili prej tyre kishte arsyet e veta. Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës ka sqaruar se arsyeja e vërtetë se përse nuk ishte pjesë e Dardanëve, është dëmtimi. Postimi i Rashicës në Facebook:
Sqarim
Të gjithë e kemi ditur rëndësinë e ndeshjës kundër Maqedonisë së Veriut dhe deshira ka qenë shum e madhe që të jem bashk me grupin se dhe per mua personalisht do të ishte ndeshja më e rëndësishme deri tani ne jetën time, por që nga ndeshja “Moldavi-Kosovë” ku kam pësuar lëndim ne gju, nuk kam stervitur as edhe nje her te vetme bashk me ekipin(Afer 5 javë) dhe kam munguar ne 4 ndeshjet e para zyrtare te sezonit te ri. Dhe përveq dhimbjes ne gju kam qenë dhe jam larg me pregaditje fizike per qka edhe nuk kisha mundur ta jap kontributin tim ne at ndeshje.
Ndjeva obligim që ta bëjë ket sqarim pasi pash reagimin e njerzve.
"Kosova Sot Online )