Boksieri kosovar stoliset me medalje të bronztë në Zagreb

  • S.A /
  • 10 October 2020 - 15:55
Boksieri kosovar stoliset me medalje të bronztë në Zagreb

Bokesieri kosovar, Besart Pireva u stolis me medaljen e bronztë në garën e Grand Prixit, që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. 

Pireva, bursist i KOK-ut, në kategorinë deri në 81 kilogramë, shënoi një fitore ndaj francezi Raphael Monny, ndërsa në gjysmëfinale u mund nga kroati Leo Cvetkoviq.

Pjesëmarrëse në Grand Prix ishte edhe bokesierja jonë, Donjeta Sadiku (-60 kg), e cila pësoi humbje 2:1 nga suedezja, Agnes Alexiusson, në luftën e parë.

Ndarjen e drejtësisë në këtë garë shumë të fortë, me pjesëmarrje të 14 shteteve, e bëri gjyqtari ynë ndërkombëtar, Latif Demolli.

Kjo ishte gara e parë e boksierëve tanë që prej përhapjes së pandemisë COVID-19.

(Kosova Sot Online )