Edi Reja gjen fajtorët për barazimin e Shqipërisë me Kazakistanin

  • E.K /
  • 11 October 2020 - 17:39
Edi Reja gjen fajtorët për barazimin e Shqipërisë me Kazakistanin

Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Edi Reja, ka folur për Super Sport pas barazimit të Kuqezinjve 0-0 në udhëtim te Kazakistani.

Ai thotë se nuk është i lumtur me vetëm një pikë, teksa ua përmend Armand Brojës dhe Taulant Seferit rastet e mira që i humbën.

“Nëse nuk arrin të konkretizosh, sigurisht s’mund të fitosh, i patëm rastet dhe nuk arritëm të shënonim. Në përgjithësi kemi bërë ndeshje të mirë, por nuk i konkretizuam rastet. Sikur të kishim pak më shumë eksperiencë, mund të kishim bërë më mirë, patëm raste, më vjen keq për Brojën dhe Seferin, por mund të kishin bërë më mirë”, tha Reja.

“Nuk jam i kënaqur me një pikë, nëse e keni parë ndeshjen, kemi pasur disa raste të mira për shënim. Nëse nuk shtyjmë shumë nëse nuk rrezikojmë shumë, hasim vështirësi. Patëm edhe mungesa të rëndësishme. Do të tentojmë në ndeshjet tjera të marrim maksimumin”. 

(Kosova Sot Online)