Starton ndeshja në “Fadil Vokrri”, Kosova kërkon t’i japë fund ecurisë prej gjashtë ndeshjeve pa fitore

  • A.P /
  • 11 October 2020 - 20:53
Starton ndeshja në “Fadil Vokrri”, Kosova kërkon t’i japë fund ecurisë prej gjashtë ndeshjeve pa fitore

Ka nisur sfida mes Kosovës dhe Sllovenisë në stadiumin “Fadil Vokrri”.

‘Dardanët’ do të kërkojnë që t’i japin fund ecurisë prej gjashtë ndeshjeve pa fitore në të gjitha garat dhe të harrojnë atë eliminimin zhgënjyes nga Maqedonia ditë më parë.

Në “Fadil Vokrri”, Kosova do të zbresë me disa ndryshime nga humbja me Maqedoninë.

Edon Zhegrova e nis titullar këtë takim, derisa Mërgim Vojvoda mbetet në stol.

Nga dy takimet e para në Grupin 3 të Ligës C, Kosova ka një barazim dhe një humbje, kjo është sfida e tretë dhe Dardanët do të kërkojnë fitoren e parë në edicionin e dytë në Ligën e Kombeve,

Image
Image

(Kosova Sot Online)