Challandes me të njëjtën 11-she edhe në pjesën e dytë

  • A.P /
  • 11 October 2020 - 22:00
Challandes me të njëjtën 11-she edhe në  pjesën e dytë

Ka nisur pjesa e dytë e ndeshjes mes Kosovës dhe Sllovenisë që po zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Pas 45 minutave lojë, ‘Dardanët’ janë duke humbur 0-1 nga Sllovenia në Prishtinë.

Dardanët pësuan gol në minutën e 22’, Haris Vuckic shënoi për mysafirët atëherë kur ndeshjen po e kontrollonte Kosova.

Kosova më pas nisi të sulmojë portën e kundërshtarit.

Për Dardanët vështirë është edhe fakti se në portën e mysafirëve është njëri prej tre portierëve aktualisht më të mirën në botë, Jan Oblak.

Portieri i Atletico Madrid tregoi klasin duke pritur disa goditje të tanëve, veçuar ato të Paqaradës dhe Bersant Celinës.

Nga dy takimet e para në Grupin 3 të Ligës C në Ligën e Kombeve, Kosova ka një barazim dhe një humbje, kjo është sfida e tretë për Dardanët.

(Kosova Sot Online)