Haaland s’ka të ndalur, shënon het-trik edhe për Norvegjinë

  • S.A /
  • 12 October 2020 - 09:49
Haaland s’ka të ndalur, shënon het-trik edhe për Norvegjinë

Erling Braut Haaland e ka shënuar het-trikun e parë për Norvegjinë, duke i ndihmuar ekipit të vet kombëtar ta mposhtë bindshëm 4:0 Rumaninë në Ligën e Kombeve.

Sulmuesi i Borussia Dortmundit ishte në formë shkatërruese dhe e kaloi ekipin vendas në epërsi pas vetëm 15 minutave.

Norvegjia e dyfishoi epërsinë pak para përfundimit të pjesës së parë falë golit të Alexander Sorloth.

Haaland shënoi edhe dy herë të tjera në pjesën e dytë, duke e çuar në gjashtë numrin e golave në po aq ndeshje për Norvegjinë.

Norvegjia tani është lidere e Grupit 1 në Ligën B

(Kosova Sot Online )