Qëllimi i Messit për t’u larguar nga Barcelona s’ishte ide e mirë, thotë shefi i La Ligës

  • S.A /
  • 12 October 2020 - 11:14
Qëllimi i Messit për t’u larguar nga Barcelona s’ishte ide e mirë, thotë shefi i La Ligës

Presidenti i La Ligës, Javier Tebas, ka deklaruar se qëllimi i Lionel Messit për t’u larguar nga Barcelona gjatë kësaj vere nuk ishte ide e mirë, si dhe paralajmëroi se do të ketë krizë financiare, nëse pandemia e koronavirusit e detyron ndërprerjen e futbollit përsëri.

Messi e dorëzoi një shkresë largimi në Barçë pas një sezoni dëshpërues dhe zhgënjyese më 2019/20, gjatë të cilit gjiganti katalonas u turpërua 8:2 nga Bayern Munich në Ligën e Kampionëve dhe e humbi titullin në La Liga ndaj rivalit Real Madrid.

Por gjashtë herë fituesi i Topit të Artë vendosi të qëndrojë në Camp Nou, pasi klubi s’ia plotësoi kërkesën për largim dhe nuk deshi të përballet me të në gjykatë.

Për 33-vjeçarin – i cili e ka një klauzolë largimi në vlerë 700 milionë euro – u përfol se do të kalonte në Manchester City, Inter apo PSG.

I pyetur për Messin, Tebas tha: “Siç e kam thënë gjithmonë, unë dua ta shoh Messin në La Liga përgjithmonë. Nëse ai qëndron në Barcelonë, atëherë është shumë më mirë për Barcelonën”.

“Bashkimi mes Barcelonës dhe Messit është shumë i mirë për Barçën, për Messin dhe për La Ligën. Nuk jam i sigurt se largimi nga Barcelona do të kishte qenë ide e mirë për Messin”, shtoi ai

(Kosova Sot Online )