Haxhi Krasniqi: Ne jemi kampionë bote

  • S.A /
  • 12 October 2020 - 14:40
Haxhi Krasniqi: Ne jemi kampionë bote

Haxhi Krasniqi ndihet mjaft i lumtur që u stolis me titullin e kampionit të botës në boksin profesionist.

Boksieri kosovar e mposhti kampionin e deritashëm Dominic Bösel pasi e nokautoi atë në rundin e tretë.

Me këtë rast, Krasniqi u shpall kampion i botës në kategorinë gjysmë të rëndë në versionet IBO dhe WBA.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, 33 vjeçari i ka falënderuar të gjithë ata që e përkrahën dhe mbështetën në këto 15 vjet, ndërsa ndihet i lumtur që popullit shqiptar ia solli këtë sukses, krahas atij gjerman.

Më poshtë mund ta lexoni postimin e sotëm të boksierit junikas në rrjetet sociale:

Image

(Kosova Sot Online )