Haaland e falënderon Odegaardin me një foto që u jap shpresë tifozëve të Real Madridit

  • S.A /
  • 12 October 2020 - 15:02
Haaland e falënderon Odegaardin me një foto që u jap shpresë tifozëve të Real Madridit

Erling Haaland u ka dhënë shpresë tifozëve të Real Madridit se një ditë do ta shohin atë në fanellën e bardhë, pas publikimit të një fotografie së bashku me Martin Odeegard, të cilën e postoi pasi shënoi het-trik për kombëtaren e Norvegjisë kundër Rumanisë.

Ishte het-triku i parë për kombëtaren i shënuar nga ylli i Borussia Dortmund i cili është duke shkëlqyer me paraqitjet e tij. Dy nga tre golat e tij, janë asistuar nga talenti norvegjez Odegaard, ku pas ndeshjes Haaland e falënderoi atë me një foto në rrjetet sociale, e cila i ka bërë adhuruesit madrilenë që të shpresojnë për një transferim të mundshëm të tij në Madrid.

Odegaard u rikthye këtë sezon te madrilenët pasi tregoi paraqitje mbresëlënëse me Real Sociedadin sezonin e kaluar.

20-vjeçari është prioritet kryesor i Real Madridit për vitin e ardhshëm. Ai ka filluar këtë sezon me paraqitje fantastike ngjashëm si vitin e kaluar, duke shënuar katër gola dhe asistuar një herë në tri ndeshjet e zhvilluara në Bundesligë. Që pas ardhjes së tij në Dortmund, Haaland ka shënuar 16 gola dhe tri herë ka asistuar në 18 ndeshje të zhvilluara në të gjitha garat.

Pas krizës financiare me pandeminë COVID-19, ‘Los Blancos’ shpresojnë të nënshkruajnë me sulmuesin norvegjez.

Norvegjia e ka mundur Romanin me rezultat 4:0 të dielën në Ligën e Kombeve, ndërsa ndeshja e radhës do të jete kundër Irlandës së Veriut të mërkurën.

Ylli norvegjez herën e fundit kur është përballur me Irlandën e Veriut ka shënuar dy here. Norvegjia ka humbur shansin që të kualifikohen për EURO 2020, pasi që në ndeshjen e ‘play-off’ të Ligës së Kombeve të enjten, humbi kundër Serbisë.

(Kosova Sot Online )