Ylli suedez: Askush s’mund ta ndalë Ronaldon, ai vendos vetë gjithçka

  • S.A /
  • 13 October 2020 - 09:28
Ylli suedez: Askush s’mund ta ndalë Ronaldon, ai vendos vetë gjithçka

Sulmuesi i Suedisë, Dejan Kulusevski, thotë se Cristiano Ronaldo është futbollist i pandalshëm dhe kur ai është në ditën e tij, vendos gjithçka vetë, para takimit kundër Portugalisë në Ligën e Kombeve të mërkurën.

Ronaldo i shënoi dy gola në ndeshjen e parë kundër Suedisë në Ligën e Kombeve në shtator dhe Kulusevski, bashkëlojtar i Cristianos te Juventusi, beson se portugezi është thjesht i pandalshëm.

“Në ndeshjen e parë ishte e pamundur ta ndalnim, askush nuk mund ta bëjë. Nëse ai është në ditën e tij, ai vendos gjithçka vetë”, tha Kulusevski.

“Të mërkurën e kemi një mundësi tjetër. Do të jetë argëtuese një përballje tjetër me të, sepse kështu e njohim më mirë njëri-tjetrin”, shtoi ai.

(Kosova Sot Online )