Wengeri shpalos shumë gjëra, kërkon ndryshime interesante në lojën e futbollit

  • S.A /
  • 13 October 2020 - 10:15
Wengeri shpalos shumë gjëra, kërkon ndryshime interesante në lojën e futbollit

Arsene Wenger ka shpalosur shumë gjëra në një intervistë për BBC Sport.

Wenger iu bashkua Arsenalit në tetor të vitit 1996 dhe e menaxhoi skuadrën për 22 vjet, duke i fituar tre tituj të Premierligës, dhe shtatë FA Cup. 70-vjeçari e ka shkruar historinë duke e fituar pa humbje titullin gjatë sezonit 2003/04. Çfarë kuptimi ka Arsenal për ju?

Është dashuria e jetës time. Unë i kam kaluar 22 vjet të jetës sime te Arsenali. Unë e kam ndërtuar qendrën e trajnimit, dhe stadiumin ‘Emirates’. Unë kam shpenzuar shumë kohë që t’i mbledh paratë për stadium, të krijoj atmosferë dhe infrastrukturë për t’i mundësuar klubit që të bëjë investime në të ardhmen. Unë mendoj që ata janë ne rrugë të mirë.

Si trajner te Arsenal, ju keni refuzuar oferta nga Real Madrid dy herë, Bayern Munich, Juventus, Paris St-Germain, Franca, Anglia dhe Manchester United – cilat nga këto ke qenë më afër të pranoni?

Definitivit Real Madrid, sepse nuk besoj që ndonjëri do të refuzonte atë dy herë, dhe të qëndronte me një ekip i cili nuk kishte kapacitet që të bëhej kampion. Por unë i thashë vetës sime se do të qëndroj këtu deri në fund.

Sa shpesh shikoni futboll?

Unë gjithçka që shoh është futboll, në mëngjes shoh ndeshjet që kane qenë mbrëmjen e kaluar. Unë jam rritur në një kafene të vogël ku ekipi lokal ka qenë gjëja primare për ta. Prej moshës katër vjeçare unë kam dëgjuar njerëz duke folur vetëm për futboll, në mendjen time ka qenë se futbolli është gjëja më e rëndësishme në jetë.

Kur ti lind, instinkti i parë i juaji është të mbijetoni. Pastaj ju duhet të gjeni kuptimin e jetës suaj. Jeta ime është futbolli.

A është Arsenal në duar të sigurta me trajnerin aktual Mikel Arteta?

Po. Ai ka aftësi që të behet një menaxher shumë i mirë. Ai është inteligjent, ka pasion dhe një karakter të fortë. Unë besoj që ai ka rreth vetes njerëzit e duhur.

Puna juaj tani është rreth zhvillimit të ndeshjeve. Ju keni dashur të ndryshoni rivëniet anësore…

Kur ju keni një rivënie anësore, supozohet që skuadra që është në posedim të tipit të jetë në avantazh. Por në realitet ju jeni në disavantazh për shkak që ju i keni nëntë lojtarë në fushë, ndërsa ekipi kundërshtar i ka 10. Gjithashtu duhet që të përdoresh duart për ta rivënë topin në lojë.

Kjo është se pse unë besoj se ne duhet të mendojmë të bëjmë lojën më të shpejtë. Kështu që pse mos ta rivëmë topin në lojë duke e goditur me këmbë?

Ne gjithmonë duhet të mendojmë se si mund të bëjmë ndeshjen më të shpejtë dhe më interesante.

(Kosova Sot Online )