Sonte Gjermani – Zvicër: A do të arrijë të mbijetojë Zvicra në Grupin A?

  • E.K /
  • 13 October 2020 - 13:25
Sonte Gjermani – Zvicër: A do të arrijë të mbijetojë Zvicra në Grupin A?

Gjermania do të tentojë të dalë e para në grupin A, pasi në tri ndeshjet e zhvilluara deri tani i ka vetëm pesë pikë të grumbulluar, dy më pak se liderja, Spanja.

Ndeshja e parë në grup mes Gjermanisë dhe Zvicrës u mbyll me rezultat 1:1, ndërsa zviceranët do të tentojnë që të qëndrojnë në Ligën A, pasi momentalisht janë në vendin e fundit me vetëm një pikë të grumbulluar.

Pjesë e grupit është edhe Ukraina e cila gjendet në vendin e tretë më tri pikë të mbledhura, pas fitores kundër Zvicrës me rezultat 2:1.

Ukraina përballet më Spanjën po ashtu sonte.

Gjermania nuk njeh humbje që një vit, ku në shtatë ndeshje numëron pesë fitore dhe dy barazime. Ndërsa Zvicra nuk ka fituar që nga ndeshja me Gjibraltarin në nëntor të 2019.

Joachim Low pritet të bëjë disa ndryshime nga ndeshja me Ukrainën, ku pritet të startojë me Timo Werner, Emre Can dhe Kai Havertz.

Ndërsa Vladimir Petkovic nuk i ka në dispozicion disa nga lojtarët e tij, Renato Steffen, Breel Embolo dhe Manuel Akanji i cili është në izolim pasi që ka dalë pozitiv në testin për koronavirus.

Formacionet e mundshme të takimit Gjermani – Zvicër:

Gjermania: Neuer, Can, Sule, Rudiger, Klostermann, Kimmich, Kroos, Halstenberg, Gnarby, Ëerner Havertz

Zvicra: Sommer, Benito, Rodriguez, Schar, Elvedi, Widmer, Sow, Xhaka, Freueler, Seferovic, Shaqiri

Ndeshja do të luhet sonte në orën 20:45 në kuadër të Ligës së Kombeve, përkatësisht në Grupin A.

(Kosova Sot Online)