Ismet Munishi u përgjigjet atyre që po e duan në vend të Challandesit

  • E.K /
  • 13 October 2020 - 15:17
 Ismet Munishi u përgjigjet atyre që po e duan në vend të Challandesit

Ditëve të fundit, në rrjetet sociale kanë qarkulluar zëra dhe kërkesa të tifozëve që Ismet Munishi të emërohet trajner i Kombëtares së Kosovës, për ta zëvendësuar trajnerin Bernard Challandes.

Mirëpo, trajneri karizmatik e ka bërë një postim në rrjetet sociale, përmes së cilit e ka treguar vendosmërinë e tij për ta vazhduar punën tek Ballkani.

“Te gjitha planet e mija jan te lidhura me Fc Ballkanin. Ndihem i nderuar nga opinioni futbolldashes qe kan besimin se une do te isha i duhuri ne kete kohë krize ta udhëheqi Kosoven, por une besoj se ne kete moment duhet te jemi te bashkuar dhe ti perkrahim djelmoshat  tanë dhe trajnerin aktual. Forca Kosova, Forca Dardanet. Unë Biri Ytë Kosovë”, ka shkruar Munishi.

Kohëve të fundit trajneri Challandes ka nisur të kritikohet për rezultatet negative të Kosovës, e cila nuk di për fitore qe një vit, respektivisht në shtatë ndeshjet e fundit.

(Kosova Sot Online)