Thiago e refuzoi një ofertë të majme nga Barça në çastet e fundit, para se të kalonte në Liverpool

  • S.A /
  • 13 October 2020 - 16:10
Thiago e refuzoi një ofertë të majme nga Barça në çastet e fundit, para se të kalonte në Liverpool

Barcelona e kishte bërë një ofertë sensacionale të çastet e fundit për ta kthyer Thiago Alcantaran në Camp Nou këtë verë, por mesfushori spanjoll ishte shitur tashmë në Liverpool nga Bayern Munich.

Liverpooli i pagoi rreth 25 milionë euro për ta marrë mesfushorin spanjoll nga Bayern Munich në afatin kalimtar të verës.

Përpjekjet e kampionit të Anglisë për t’i siguruar shërbimet e tij zgjatë shumë gjatë verës, por në fund klubi nga Anfield arriti marrëveshje me lojtarin dhe me gjigantin gjerman Bayern.

The Guardian raporton se Barcelona u përpoq ta kthejë Thiagon në klub në çastet e fundit, duke bërë ofertë të majme për të, por lojtari nuk ka dashur të kthehet te ish-klubi i vet.

Sipas gazetës prestigjioze britanike, Thiago kishte pasur një varg bisedash argëtuese me trajnerin e të kuqve, Jurgen Klopp, pas të cilave ishte bindur për t’iu bashkuar Liverpoolit.

Prandaj, përpjekjet e Barcelonës për ta riblerë Thiagon kishin qenë të ngutshme dhe të vonshme.

Thiago iu kampionit gjerman bashkua Bayern Munich në vitin 2013, pasi i kishte fituar dy tituj në La Liga dhe një trofe në Ligën e Kampionëve me Barcelonën.

(Kosova Sot Online )