Trajneri i Portugalisë pas infektimit të Ronaldos me Covid-19: Cristiano dëshiron të luajë

  • S.A /
  • 14 October 2020 - 09:03
Trajneri i Portugalisë pas infektimit të Ronaldos me Covid-19: Cristiano dëshiron të luajë

Trajneri i Portugalisë, Fernando Santos, ka thënë se Cristiano Ronaldo është shumë mirë dhe se dëshpërimisht kërkon të rikthehet në fushë, pasi u infektua me koronavirus të martën para ndeshjes së Portugalisë kundër Suedisë. Ronaldo do të jetë mungesë e madhe për Portugalisë kundër Suedisë në takimin e Ligës së Kombeve të mërkurën mbrëma.

Sulmuesi i Juventusit doli pozitiv në testin për Covid-19 të martën mbrëma dhe do të mungojë dy javë si pasojë. 35-vjeçari nuk ka simptoma të virusit dhe po e ndjek protokollin, që nënkupton se ai është vetizoluar dhe nuk mund të luajë, por trajneri i tij Santos tha se Ronaldo mezi pret të kthehet në fushë. “Ai thotë se thjesht dëshiron të luajë”, tha Santos në një konferencë për media para ndeshjes kundër Suedisë. “Secili lojtar që mungon shkaku i Covid-19 është mungesë e madhe dhe mungesa e Ronaldos është edhe më e madhe. Por unë kam besim shumë të madh në lojtarët që do të luajnë”, shtoi ai.

(Kosova Sot Online )