Reja me tri ndryshime kundër Lituanisë – formacionet zyrtare

  • G.G /
  • 14 October 2020 - 18:42
Reja me tri ndryshime kundër Lituanisë – formacionet zyrtare

Kombëtarja e Shqipërisë dhe ajo e Lituanisë kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në Ligën e Kombeve.

Kuqezinjtë janë mysafir të lituaneve në takimin e katërt të Grupit 4 në Ligën C në Ligën e Kombeve, ndeshja që zhvillohet në ‘LFF stadionas’ nga ora 18:00.

Ekipi i trajnerit Edy Reja vjen pas një humbje dhe një barazim, ndërsa synon t’i kthehet fitores në këtë udhëtim.

Reja ka vendosur të bëjë tri ndryshime për dallim nga ndeshja e fundit.

Ermir Lejnani, Taulant Seferi dhe Qazim Laçi janë titullarë në këtë takim, duke zëvendësuar Lorenc Trashin, Rey Manayn dhe Sherif Kallakun.

Trajneri e Lituanisë ka vendosur të startojë me më të mirët.

Formacionet zyrtare:

Lituania: Svedkauskas; Mikoliunas, Palionis, Girdvainia, Beneta; Simkus, Dapkua; Novikovaa, Golusickas, Lasickas, Laukzemis; 

Shqipëria: Berisha; Gjimshiti, Dermaku Kumbulla; Veseli, Laci, Abrashi, Bare, Lenjani; Seferi, Broja; 

(Kosova Sot Online)