Lexoni edhe:
Juventus fiton në tavolinë kundër Napolit
Trepça është më afër Superligës së Kosovës në basketboll.
Në fakt, skuadra mitrovicase e ka fituar sfidën e parë të “Play-Outit” pasi e mposhti në udhëtim AS Prishtinën, e cila u dorëzua përballë mitrovicasve duke humbur me rezultat 54:76 (13:13, 18:25, 9:20, 14:18).
Juventus fiton në tavolinë kundër NapolitLexoni edhe:
Çereku i parë ishte shumë i barabartë dhe kjo bëri që pas 10 minutash lojë rezultati në semafor t’i tregonte shifrat 13:13.
Por, në atë të dytë, mitrovicasit ishin më të mirë, duke e fituar këtë pjesë 25:18, derisa skuadrat shkuan në pushim me rezultat 38:31 për “Xehetarët”.
Besnik Azemi ishte më i dalluari në këtë pjesë me 14 pikë.
Xehetarët vazhduan me lojë të mirë edhe në periodën e tretë, duke e fituar 20:9, kurse rezultati pas 30 minutash ishte 58:40 për mitrovicasit.
Mysafirët për një nuancë ishin më të mirë edhe në periudhën e fundit 18:14, duke e fituar ndeshjen me rezultat 76:54.
Dardan Sejdiu dhe Alban Latifaj u dalluan te AS Prishtina me nga 17 përkatësisht 16 pikë, kurse te Trepça, Besnik Azemi me 21 pikë e gjashtë kërcime.
Ndeshja e kthimit do të zhvillohet të shtunën në Mitrovicë, ku do të përcaktohet se kush do të garojë në elitën e basketbollit në edicionin e ri.
(Kosova Sot Online)