Sulmuesi shqiptar Veton Berisha infektohet me koronavirus

  • G.G /
  • 15 October 2020 - 09:29
Sulmuesi shqiptar Veton Berisha infektohet me koronavirus

Sulmuesi shqiptar i Viking FK, Veton Berisha, është infektuar me koronavirus, ka njoftuar klubi i tij norvegjez.

Përfaqësuesi i Norvegjisë nuk ka simptoma të virusit dhe është vetizoluar.

“Veton Berisha ka dalë pozitiv në testin për koronavirus të mërkurën mbrëma”, thuhet në një njoftim në uebsajtin e Viking FK.

“Lojtari nuk ka simptoma dhe është izoluar nga sot. Për shkak të pjesëmarrjes së tij në stërvitje të hënën dhe të martën, i tërë ekipi do të futet në karantinë”, thuhet tutje në njoftim.

Berisha, i cili iu bashkua Viking FK-së në fillim të këtij viti, i ka shënuar 11 gola dhe i ka dhënë 9 asiste në 19 paraqitje në Eliteserien këtë sezon.

Po ashtu, ai e ka regjistruar një gol dhe një asist në dy ndeshje kualifikuese për Ligën e Evropës. 

(Kosova Sot Online)