Hazardi do të shpërthejë në Real Madrid shumë shpejtë – thotë Courtois

  • S.A /
  • 15 October 2020 - 11:20
Hazardi do të shpërthejë në Real Madrid shumë shpejtë – thotë Courtois

Thibaut Courtois beson se bashkëkombësi i tij Eden Hazard do të shpërthejë shumë shpejtë në fanellën e Real Madridit. Hazardi ende nuk e ka bërë asnjë paraqitje këtë sezon për Madridin, për shkak të lëndimit muskulor.

Belgu pritet të këtë rol të rëndësishëm këtë sezon pas ardhjes nga Chelsea vitin e kaluar, pasi që Reali nuk ka bërë ndonjë transferim këtë verë dhe të gjitha shanset që ai të shfaqë aftësitë e tij i ka tani në këtë sezon.

“Hazard? Unë nuk kam dyshim, jam shumë i sigurt që do të shihni më të mirën nga Eden”, u deklarua Courtois

“Para lëndimit të tij, ai ka pasur paraqitje mbresëlënëse por fati i tij i keq dhe u lëndua. Unë jam i sigurt që ai do të shpërthejë së shpejti dhe do ta ndihmojë ekipit.”

Hazard u transferua te skuadra e Madridit vitin e kaluar për një shifër 115 milionë euro. Gjatë sezonit të kaluar ai numëron vetëm 16 ndeshje, një gol të shënuar dhe gjashtë asiste.

Por edhe gjatë sezonit të kaluar ai pësoi disa lëndime të cilat i pamundësuan të shfaqë aftësitë e tij.

(Kosova Sot Online )