Krasniqi: Jam krenar që e kam nderu Kosovën me titullin e botës

  • G.G /
  • 15 October 2020 - 12:39
Krasniqi: Jam krenar që e kam nderu Kosovën me titullin e botës

Robin Krasniqi ka thënë se ndihet krenar që ia ka arritur ta nderojë Kosovën, pasi e fitoi titullin e kampionit të botës në kategorinë gjysmë të rëndë fundjavën e kaluar.

Boksieri nga Kosova, Krasniqi – i cili lufton nën flamurin gjerman – u shpall kampion i përkohshëm i botës në WBA dhe kampion bote në IBO në kategorinë gjysmë të rëndë pasi e mundi Dominic Boesel me një nokaut dërrmues në rundin e tretë të shtunën në Magdeburg.

Krasniqi, i cili i kishte humbur luftërat për kampion bote në vitet 2013 dhe 2015, e jetësoi ëndrrën në tentimin e tretë.

33-vjeçari po qëndron për një vizitë në atdhe dhe ka folur në një konferencë për media.

“Është një fitore e përbashkët. Të gjithë shqiptarët më kanë konsiderua si familje e tyre. Është krenaria jem që e kam nderu Kosovën me këtë titull. I falënderoj të gjithë shqiptarët për mbështetjen”, tha Krasniqi në Prishtinë. 

(Kosova Sot Online)