Santosi mori falas Robinhon, por e kaluara e 36-vjeçarit largon sponsorin

  • G.G /
  • 15 October 2020 - 12:43
Santosi mori falas Robinhon, por e kaluara e 36-vjeçarit largon sponsorin

Niset për të bërë mirë, por bën keq.

Robinho i hap problemet Santosit. Ish-futbollisti i Manchester Cityt, Realit dhe Milanit në futbollit elitar europian, pranoi të nënshkruante me klubin që e formoi si futbollist me pagë simbolike, për të mos thënë falas, vetëm që të mund ta ndihmonte të dilte nga kriza ekonomike, por firma e tij nuk është pritur mirë nga të gjithë.

Sipas “Globoesporte”, sponsori i klubit me qendër në Sao Paolo, “Orthopride”, ka vendosur të ndërpresë marrëdhëniet e sponsorizimit.

“Ne kemi respekt të madh për historinë e Santosit, por klientelën tonë e përbëjnë kryesisht gratë dhe në respekt të grave që konsumojnë produktet tona, ne duhet ta marrim këtë vendim – tha Ricard Adams, drejtori operativ i “Orthopride”, një kompani që merret me ortodonci dhe estetikë – Ndër të tjera, askush nuk na kishte informuar për firmën me Robinhon, ne u befasuam”.

Pas vendimit të Orthopride është dënimi për përdhunim me 9 vjet burg i dhënë nga drejtësia italiane ndaj lojtarit, në kohën kur luante me Milanin.

(Kosova Sot Online)