Si do t’i dalë para Zidane Jovicit, çfarë do t’i thotë pas asaj që ka ndodhur?

  • A.P /
  • 15 October 2020 - 19:09
Si do t’i dalë para Zidane Jovicit, çfarë do t’i thotë pas asaj që ka ndodhur?

Si do t’i dalë para Zidane Jovicit, çfarë do t’i thotë pas asaj që ka ndodhur?

Zinedine Zidane nuk e do Luka Jovicin, kështu ka thënë Borja Mayoral.

Gjatë prezantimit te Roma, Borja Mayoral, ka zbuluar se Zinedine Zidane e donte atë që të qëndrojë, në anën tjetër Luka Jovic të shkojë.

Por ndodhi e kundërta dhe tani do të jetë vërtetë e çuditshme komunikimi mes Zizu dhe Jovic.

Si mund ta aktivizojë dhe kërkoi diçka nga futbollisti që nuk e do, nga futbollisti që kërkoi të largohej nga Reali dhe mbeti në Madrid kundër vullnetit të tij.

“Kur u ktheva në Madrid për parasezon, do të largohesha menjëherë, por Zidane dëshironte që të qëndroj. I thash se më duhet të largohem për më shumë mundësi”, tha Mayoral.

“Mendoj se klubi e dëgjoi Zidanin dhe prandaj ata ishin të gatshëm ta lënë Jovicin të shkojë”.

Do të jetë një sezon i gjatë për Realin dhe Zizu.

Sulmi është problemi më i madh që ka ky Madrid dhe problemi tjetër tani është Jovic, zëvendësuesi i Benzema, në të cilin nuk beson aspak Zizu.

(Kosova Sot Online)