Carragher nuk mendon që Klopp do të rri gjatë në Liverpool

  • A.P /
  • 15 October 2020 - 19:37
Carragher nuk mendon që Klopp do të rri gjatë në Liverpool

Legjenda e Reds beson që trajneri gjerman do të largohet kur t’i skadon kontrata, me menaxherin dhe pronarët që për momentin po bëjnë punë përrallore në Anfield

Jamie Carragher nuk e sheh qëndrimin e Jurgen Klopp në Liverpool pas skadimit të kontratës së tij më 2024, por thotë se trajneri i tanishëm i Liverpool dhe pronarët janë duke bërë një punë të mirë në këtë klub.

Kanë kaluar 10 vite prej që John Ë Henry nga Fenway Sports Group mori kontrollin në Anfield nga bashkëatdhetarët e tyre Tom Hicks dhe George Gillett.

“Mendoj që trashëgimia e tyre (FSG) kur është shitur klubi, kanë bërë mirë në disa faza, Anfield nuk do të ishte kështu dhe Liverpool për momentin ka fushën stërvitore më të mirën në botë”, ka thënë legjenda e Reds për Liverpool Echo.

“Tani ata sollën titullin e parë aty pas 30 viteve, ata kanë Jurgen Kloppin njërin prej më të mirëve në botë, jam i sigurt që ai do të rrijë vetëm deri në fund të kontratës së tij”.

“Mendoj se Klopp dhe FSG do të fitojnë edhe disa tituj, pavarësisht qysh do të jetë ajo. Kështu që po, mendoj se ata kanë bërë një punë të mirë.

“Të jesh pronari i klubit që fiton ligës, tregon për punën e tyre, apo jo?”. 

(Kosova Sot Online)