Luka Jovic nuk fshihet kur pyetet nëse Zidane dëshiroi ta largojë

  • S.A /
  • 16 October 2020 - 09:40
Luka Jovic nuk fshihet kur pyetet nëse Zidane dëshiroi ta largojë

Luka Jovic ka ateruar mbrëmë në Madrid.

Me të arritur në Madrid, ai ka hasur në gazetarin e ‘El Chiringuito de Jugones’ që nuk i është ndarë derisa ka marrë një përgjigje.

Ai u pyet lidhur me kërkesën e e Zinedine Zidane, që sipas Borja Mayoral, kërkoi që Luka të largohet dhe të qëndrojë spanjolli.

Fillimisht insistonte që të mos japë komente, por më pas i pyetur nëse është e vërtetë që Zidane ka dashur ta largojë, ai u përgjigj: “ndoshta”, teksa për detaje më të hollësishme tha “pyeteni klubin”.

(Kosova Sot Online )