Leo Messi thotë se nuk është më i fiksuar pas golave

  • S.A /
  • 16 October 2020 - 09:43
Leo Messi thotë se nuk është më i fiksuar pas golave

Lionel Messi ka deklaruar se tani është “më pak i fiksuar pas golave”, dhe se në këtë fazë të karrierës është më shumë i fokusuar që të luajë për ekipin.

33-vjeçari i Barcelonës është golashënuesi më i mirë në histori të klubit, me 635 gola në 734 paraqitje, derisa ka kontribuar edhe me 256 asiste për 16 sezone te Barça.

Argjentinasi gjithmonë ka shënuar shumë gola, derisa sezonin e kaluar theu rekord historik në La Liga edhe sa i përket asistimeve, duke e mbyllur edicionin me 21 asiste për shokët e skuadrës.

Sot, 33-vjeçari thotë se më pak mendon për golat dhe se tani ka më shumë dëshirë që ekipi të fitojë, e jo se kush shënon.

“Sot jam më pak i fiksuar pas golave, tentoj të kontribuoj sa më shumë që mundem për ekipin”, tha ai për ‘Garganta Poderosa’.

Ai më pas pati edhe disa fjalë për pandeminë.

“Në këtë pandemi, ne duhet t’i kemi të paktën të gjitha nevojat themelore si uji, ushqimi dhe energjia elektrike”, shtoi sulmuesi, i cili dhuroi rreth 1 milion euro në fillim të këtij viti për të ndihmuar në luftimin e koronavirusit, të ndara disa në Barcelonë e disa në vendlindjen e tij, në Argjentinë. “Pabarazia është problemi më i madh i shoqërisë sonë dhe ne të gjithë duhet të punojmë së bashku për ta rregulluar këtë”.

(Kosova Sot Online )