Tare: Muriqi do të jetë shumë i rëndësishëm për Lazion

  • S.A /
  • 16 October 2020 - 09:46
Tare: Muriqi do të jetë shumë i rëndësishëm për Lazion

Tare nuk ka asnjë dyshim, Muriqi do ta ndihmojë Lazion në objektivat e tij.

Vedat Muriqi është prezantuar te Lazio ditën e enjte, në prani të drejtorit sportiv shqiptar, Igli Tare.

Legjenda e Kombëtares shqiptare luajti një rrol të madh në transferimin e sulmuesit të Kombëtares së Kosovës.

Ai beson se Muriqi do ta ndihmojë shumë ekipin italian sezonin që tashmë ka nisur.

“Nuk e fsheh kënaqësinë që po e prezantoj Vedatin. Negociatat kanë qenë të gjata dhe të lodhshme, por sot jemi të lumtur që e kemi sjell në Romë”, u shpreh Tare.

“Muriqi i është bashkuar një institucioni të rëndësishëm dhe atij do t’i kërkohet që të luajë në tri gara të vështira. Ai do të jetë shumë i rëndësishëm për ne këtë vit”.

(Kosova Sot Online )