Mourinho nuk do të rrezikojë me Gareth Bale

  • S.A /
  • 16 October 2020 - 10:05
Mourinho nuk do të rrezikojë me Gareth Bale

Pritjes së gjatë mund t’i vijë fundi këtë vikend.

Gareth Bale më në fund mund të debutojë për Tottenhamin.

Uellsiani është stërvitur shumë javët e fundit gjatë pushimit për shkak të ndeshjeve të kombëtareve dhe ka mundësi që të rikthehet në fushë të dielën kundër West Ham United.

Megjithatë, Jose Mourinho thotë se nuk do të rrezikojnë me 31-vjeçarin.

“Gareth është këtu për ta ndihmuar ekipin, por gjithashtu ne do të kujdesemi për të. Vendimi që do të marrim do të jetë për të mirën e ekipit, por gjithashtu edhe për të mirën e tij”, u shpreh Mou.

“Është shumë e rëndësishme që ai të jetë i lumtur, të ketë një sezon pozitiv. Mendoj se kjo është e rëndësishme në këtë moment të karrierës”.

Bale, 31-vjeçar, iu bashkua në formë huazimi Tottenhamit në shtator nga Real Madridi, por ende nuk ka luajtur asnjë minutë shkaku i një dëmtimi.

(Kosova Sot Online )