Zidane: “Messi në Madrid? S’dua të flas për një lojtar që nuk është i imi”

  • S.A /
  • 16 October 2020 - 13:33
Zidane: “Messi në Madrid? S’dua të flas për një lojtar që nuk është i imi”

Messi në Madrid me fanellën e bardhë, mund ta imagjinoni diçka të tillë?

Mediat në Spanjë raportojnë se një gjë e tillë ka ndodhur në vitin 2003, pasi Florentino Perez, gjithmonë admirues i Lionel Messit, deshi të shfrytëzojë tollovinë e krijuar në shtëpinë e Barcelonës.

Mirëpo, një gjë e tillë nuk ndodhi dhe për vite me radhë, Real Madridi ka vuajtur dhe vazhdon të vuajë nga Messi.

Sido që të jetë, gjithçka ka mohuar Zinedine Zidane.

Ai në konferencën për media para ndeshjes së nesërme me Cadizin, ka thënë “nuk di asgjë për këtë”.

“S’mund të ju them asgjë, s’do të flas për një lojtar që nuk është i imi. E dimë kush është Messi, çfarë ka bërë dhe po bën. Por nuk është lojtar i imi, s’mund të flas. Nuk di asgjë lidhur me pyetjen”, deklaroi Zizu.

(Kosova Sot Online )