Dalin rezultatet e testit për COVID-19, Pioli ‘shpërblehet’ para derbit mes Milanit dhe Interit

  • E.K /
  • 16 October 2020 - 14:47
Dalin rezultatet e testit për COVID-19, Pioli ‘shpërblehet’ para derbit mes Milanit dhe Interit

Lojtarët e ekipit italian Milan janë rikthyer nga ndeshjet me kombëtaret e tyre, ku të gjithë kanë rezultuar negativ për COVID-19.

Stefano Pioli do t’i ketë të gjithë lojtarët në dispozicion të cilët janë rikthyer nga kombëtaret e tyre të pastër dhe të gatshëm për derbin lokal kundër Interit,.

Sipas mediave italiane lojtarët do të testohen përsëri sonte para derbit, në hotelin afër stadiumit “Guiseppe Meazza” në të cilin do të zhvillohet edhe ndeshja të shtunën me fillim nga ora 18:00.

Të vetmit që do t’i mungojnë rosonerëve janë Matteo Gabbia, Leo Duarte me koronavirus dhe Ante Rebic i lënduar.

Ndërsa është shëruar plotësisht suedezi, Zlatan Ibrahimovic, i cili do të jetë i gatshëm për ndeshjen e së shtunës. Ai mund të startojë dhe t’i ketë përkrah në sulm dyshen Samu Castillejo dhe Brahim Diaz.

Në “Guiseppe Meazza” pritet të shohim një derbi tërësisht ndryshe, pasi impianti mitik i Milanos do të jetë i zbrazur nga tifozët e shumtë që e bënin edhe më speciale këtë sfidë, sepse mbrëmjen e së shtunës do të ketë vetëm 1000 tifozë në shkallët e stadiumit.

Derbin i Madonninës mes Interit dhe Milanit, që do të zhvillohet të shtunën në orën 18:00. 

(Kosova Sot Online)