Ferdinand kërkon nga Solskjaer ta “shpërblejë” Maguiren

  • E.K /
  • 16 October 2020 - 14:39
Ferdinand kërkon nga Solskjaer ta “shpërblejë” Maguiren

Nuk ndalen kritikat për Harry Maguire.

Që prej transferimit te Manchester United, që u bë mbrojtësi më i shtrenjtë në histori të futbollit, ka ndryshuar gjithçka për Harry Maguire.

Ai është kritikuar vazhdimisht për paraqitjet në fushë, por edhe sjelljen jashtë saj, duke veçuar atë që ndodhi në pushimet verore muaj më parë.

Sikur nuk i mjaftuan rezultatet negative te United, ai ditë më parë u përjashtua me të kuq në një ndeshje të Anglisë, me një fjalë, asgjë nuk po i ecën tani për tani kapitenit të ‘Djajve të Kuq’.

Ish mbrojtësi i United, legjenda Rio Ferdinand, i ka sugjeruar tani trajnerit, Ole Gunnar Solskjaer, që ta pushojë Harry Maguiren pas disa javëve të vështira.

“Në këtë situatë, që kam qen edhe vet – nganjëherë ju keni nevojë të jenë jashtë gjithckaje”, tha Ferdinand për Maguire në BBC.

“Ole ka punë të vështirë dhe rol të rëndësishëm që të luajë në këtë çështje. Ndoshta është koha për t’i dhënë atij pushim, që të mbledhë veten dhe të rifitojë besimin”. 

(Kosova Sot Online)