Calhanoglu dëshiron kontratë me vlerë gjashtë milionë euro

  • A.P /
  • 16 October 2020 - 18:38
Calhanoglu dëshiron kontratë me vlerë gjashtë milionë euro

Calhanoglu dëshiron kontratë me vlerë gjashtë milionë euro

Kontrata e Hakan Calhanoglu në Milan skadon më 2021 dhe sipas disa raporteve në Itali ylli i kuqezinjve kërkohet nga disa klube italiane dhe gjermane dhe është duke kërkuar gjashtë milionë euro pagë për ta vazhduar karrierën në AC Milan

Sipas Tuttosport, Milan frikësohet se do ta humbin turkin si lojtar të lirë verën e ardhshme derisa diskutimet për kontratën e tij të re janë bërë më të komplikuara.

26 vjeçari, i cili ka pasur një formë briliante këtë sezon raportohet se ka kërkuar pagë të re 6 milionë euro në sezon.

Disa klube italiane dhe gjermane thuhet se janë duke e përcjellur nga afër talentin e mesfushorit sulmues, i cili pritet që të startojë të shtunën kundër Interit.

Juventusi është lidhur me një kalim të Calhanoglu e njëjtë edhe ish klubi i tij, Bayer Leverkusen.

Agjenti i Calhanoglu do të arrijë në Milan në javët në vazhdim ku priten diskutime për vazhdimin e kontratës së tij.

(Kosova Sot Online)