Kështu po e kalon karantinën Cristiano Ronaldo

  • A.P /
  • 16 October 2020 - 19:42
Kështu po e kalon karantinën Cristiano Ronaldo

Sulmuesi i Juventusit, Cristiano Ronaldo ka treguar se ai “po punon që të jetë në formë” edhe gjatë karantinës

Kapiteni i Portugalisë nuk luajti në ndeshjen e fundit të tyre kundër Suedisë gjatë Kombëtareve për shkak se u testua pozitiv me koronavirus.

Ai është rikthyer në Itali dhe ka postuar një foto në Instagram ku ka treguar se si po punon që të jetë në formë pavarësisht se nuk ka mundësi që të stërvitet me skuadrën.

“Mos lejoni që të ndaleni pavarësisht rrethanave në të cilat gjendeni”, ka shkruar Ronaldo.

Juventusi pritet të përballet me Crotonen këtë vikend dhe sigurisht do përpiqet që t’ia del pa yllin e tyre. 

(Kosova Sot Online)