Mourinho: “Do ta kuptoni së shpejti kush është Gareth Bale”

  • E.K /
  • 17 October 2020 - 11:13
Mourinho: “Do ta kuptoni së shpejti kush është Gareth Bale”

Jose Mourinho është i bindur se Gareth Bale mund të japë shumë më shumë në fushë se disa sezone në Real Madridi.

Disa vite ai ka qenë fantastik edhe në Madrid, por Bale gjithmonë është penguar të bëjë paraqitje të mira në fushë për shkak të veprimeve jashtë saj.

Sido që të jetë, te Tottenham, Jose Mourinho nuk ka asnjë dyshim se Bale do shpërthejë sërish.

“Kur të arrijë vazhdimësinë dhe kur të arrijë intensitetin dhe dinamikën, mendoj se ai do të jetë lojtari që njerëzit e kanë parë, vendimtar sikur kur shkoi te Real Madridi”, u shpreh Mourinho. 

(Kosova Sot Online)