Gati për derbin e veçantë, Everton me Jamesin, Liverpool me Manen dhe Thiagon

  • G.G /
  • 17 October 2020 - 13:11
Gati për derbin e veçantë, Everton me Jamesin, Liverpool me Manen dhe Thiagon

Janë publikuar formacionet zyrtare për sfidën mes Evertonit dhe Liverpoolit.

Pas plot 33-vjetësh derbi i Merseyside, Everton – Liverpool, rikthehet plot madhështi për të rifituar vëmendjen e dikurshme.

Dy klubet e famshme të Liverpoolit do të përballen ndërmjet tyre që në javën e pestë të Premier Leagues, në një duel të mirëfilltë, që do të provojë në njëfarë mënyre edhe forcën e vërtetë të këtyre dy skuadrave në këtë sezon të kampionatit anglez.

Blutë e Liverpoolit kanë filluar të ëndërrojnë vërtet për diçka të madhe.

As vetë trajneri i ekipit, Carlo Ancelotti, nuk e priste një shpërthim të tillë të skuadrës, gjithsesi treshja e mesit të fushës James Rodriguez – Allan – Doucoure ka shkëlqyer që në debutim dhe befas Evertoni udhëheq Premier Leaguen me pikë të plota, duke qenë për më tepër edhe ekipi që ka shënuar më tepër, plot 12 gola, pra praktikisht po aq sa edhe dy skuadrat e tjera Leicester City dhe Tottenham Hotspur.

Në anën tjetër, kampioni nuk po tregon lojë shumë të mira, humbja 7-2 nga Aston Villa i ka dhënë një imazh të keq, imazh që Jurgen Klopp synon ta zhdukë nga kjo ndeshje.

(Kosova Sot Online)