S’ka minuta sërish për Amir Rrahmanin, nuk ka debutuar ende me Napolin në Serie A

  • G.G /
  • 17 October 2020 - 15:24
S’ka minuta sërish për Amir Rrahmanin, nuk ka debutuar ende me Napolin në Serie A

Janë publikuar formacionet zyrtare për sfidën mes Napolit dhe Atalantës.

Nga minuta e parë nuk ka vend sërish kapiteni i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani.

Amiri nuk ka luajtur asnjë minutë deri më tani për Napolin në Serie A.

Largimi i Kalidou Koulibaly ishte shpresa e mbrojtësit të Kosovë, të cilit i janë pakësuar edhe më shumë minutat pas qëndrimit të 29-vjeçarit, që nuk shkoi ai në PSG e as në Manchester City.

Ndërsa kapiteni i Kombëtares shqiptar, Elseid Hysaj, e nis nga fillimi këtë takim.

Për Atalantë, mbrojtësi i Shqipërisë, Berat Gjimshiti është në stol.

Napoli:

(Kosova Sot Online)