Milani fitoi me fat kundër Interit, thotë Antonio Conte

  • A.P /
  • 18 October 2020 - 10:13
Milani fitoi me fat kundër Interit, thotë Antonio Conte

Trajneri i Interit, Antonio Conte, ka thënë se fati i keq ishte fajtori për humbjen e skuadrës së tij 2:1 kundër Milanit në derbin e qytetit të shtunën në Serie A.

Dy gola nga Zlatan Ibrahimovic ia siguruan Milanit fitoren e parë në derbi kundër Interit në Serie A që prej vitit 2016, me golin e Romelu Lukakut që nuk ishte asgjë më shumë se ngushëllues.

Për më tepër, këto tri pikë e bëjnë Milanin lider të Serie A pas katër javësh.

Interi krijoi shumë raste gjatë gjithë ndeshjes dhe vetëm Lukaku i humbi dy mundësi shumë të mira, ndërsa VAR-i ia anuloi zikaltërve një penallti për shkak të pozitës jashtë loje të sulmuesit belg.

Achraf Hakimi goditi e lëshoi mundësinë më të mirë për ta barazuar rezultatin, pasi goditja e tij me kokë nga afërsia përfundoi jashtë portës.

“Na vjen keq që e humbëm një ndeshje që e luajtëm shumë mirë. Ata ishin të mirë por edhe më fat”, tha Conte pas ndeshjes.

“Ne krijojmë shumë mundësi për të shënuar në çdo lojë. Duhet të jemi më vrastar para portës për t’i shfrytëzuar mundësitë. Nuk i fajësoj aspak djemtë. Ata luftuan deri në fund për ta barazuar rezultatin. Ne nuk ishim shumë me fat”, shtoi ai. 

(Kosova Sot Online)